Rreth pastorit
Pastor i Kishës Ungjillore – Shtip është Petre Petrov. Ka lindur në Shtip në vitin 1970 dhe arsimin fillor e të mesëm i përfundoi në qytetin e lindjes. Arsimin e lartë e mbaroi në universitetin e Zagrebit, në Kroaci, duke fituar titullin akademik inxhinier i diplomuar. Në karrierën e vet të biznesit punoi me sukses në pozita drejtuese, si shef prodhimi, drejtor teknik dhe drejtor. Besoi në Zotin Jezu Krisht në fillim të vitit 1992. Që atëherë u bë anëtar aktiv i Kishës Ungjillore – Shtip. Ka qenë i përfshirë në veprimtari e shërbesa të ndryshme si dhjak, plak, pastor i të rinjve dhe predikues. Në vitin 1998 u martua me Danielën, me të cilën kanë dy djem, Ivanin dhe Danielin. Në shtator të vitit 2007 u shugurua pastor i Kishës Ungjillore – Shtip.