Një grup të krishterësh nga Gjevgjelia regjistroi në vitin 2002 shoqatën e qytetarëve “Qendra e Krishterë Emanuel”, me qëllim promovimin e vlerave të krishtera dhe të Biblës.
Në vitin 2014 anëtarësia e shoqatës iu bashkua Kishës Ungjillore në Maqedoni dhe vazhdoi punën si Kisha Ungjillore Gjevgjeli.
K.U. Gjevgjeli është bashkësi ku lavdërohet Zoti Jezu Krisht, mësohet Fjala e Perëndisë – Bibla, dhe predikohet Ungjilli – Lajmi i Mirë. Shërbejmë përmes dhuntive të Frymës së Shenjtë, ndërsa fryt i shërbesës janë shpirtra të shpëtuar dhe jetë të transformuara.
Në kuadër të K.U. Gjevgjeli funksionon një Qendër Skaut në fshatin Novo Konsko, ku mbahen veprimtari të ndryshme me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.