Rreth pastorit
Pastori Goran Iliev ka lindur në vitin 1973 në Shtip, ku u rrit dhe përfundoi shkollën e mesme. Në vitin 1992 ai e pranoi Jezusin si Zotin dhe Shpëtimtarin e tij. Përfundoi shkollën teologjike trevjeçare në Sofje, ndërsa vitin e katërt e mbaroi në Novi Sad, duke fituar titullin teolog i diplomuar. Dy vjet shërbeu si pastor-ndihmës në K.U. – Shkup, nën autoritetin e pastorit Mirçe Andreev, ndërsa në vitin 1999, së bashku me bashkëshorten e tij Danielën, u zhvendos në Negotinë, ku themeluan një kishë dhe ai mori përsipër shërbesën pastorale.