Kisha Ungjillore në Manastir nis në vitin 2001 me pak veta, të cilët, për shkak të takimit të tyre personal me Zotin Jezus, zgjodhën vetë t’i mësonin dhe t’i praktikonin të vërtetat biblike ashtu siç janë shkruar në Shkrimin e Shenjtë, në jetën e tyre të përditshme, me ndihmën e Krishtit të ringjallur. Nisi si bashkësi shtëpiake, e cila në vitin 2006 fitoi ambiente të përhershme, ku besimtarët mblidhen edhe sot. Ajo është e drejtuar drejt dëshmisë për lajmin e mirë — Ungjillin e Jezu Krishtit — dhe drejt inkurajimit të besimtarëve që ta jetojnë e ta praktikojnë besimin e tyre në Jezu Krishtin në mjedisin e vet, duke treguar një shembull jete të krishterë që do të jetë bekim dhe dobi në mjedisin ku punojnë e jetojnë. Me këtë perspektivë, kisha mblidhet për shërbesat e së dielës për të rritur, të rinj dhe fëmijë, për grupe të vogla studimi të Biblës dhe për takime lutjeje.