Kishat lokale Rajoni jugperëndimor

K.U. Ohër

Ohër

Shërbesat

Shërbesa
e diel në orën 10:30
Grup shtëpiak për studim biblik
e enjte në orën 19:00

Adresa

Partizanska nr. 45
6000 Ohër

Kontakt

Objekti i kishës K.U. Ohër

Rreth kësaj kishe

Anita Dimitrievska është me prejardhje nga Kratova. Në vitin 1997, pasi besoi në Jezu Krishtin, ajo filloi t’i shërbejë Perëndisë, së pari në qytetin e saj të lindjes, duke drejtuar kishën dhe qendrën për të rinj, dhe duke shërbyer mes fëmijëve e adoleshentëve. Për një periudhë, Anita ishte e përfshirë edhe në organizatën e krishterë “Të rinjtë në mision”, me ç’rast pati mundësinë të shërbejë edhe jashtë vendit të vet. Në vitin 2021 ajo u zhvendos në Ohër, ku ishte drejtuese e emisioneve të krishtera në një radio vendore, ndërsa njëkohësisht i shërbente kishës tashmë ekzistuese në Ohër. Që nga viti 2024, Anita është caktuar pastore e kishës, ku vazhdon t’u shërbejë besimtarëve, duke synuar t’u dalë përpara nevojave të njerëzve.

Historia jonë

Rrënjët e Kishës Ungjillore – Ohër janë në shoqatën e qytetarëve për vlera morale e shpirtërore, themeluar nga misionari Brajan Dejvis nga SHBA-ja rreth vitit 2007. Me kalimin e viteve numri i anëtarëve rritet dhe ndryshon, për t’iu dorëzuar më vonë shoqata Darko Novakut. Në dhjetor të vitit 2016, anëtarësia vendos t’i bashkohet Kishës Ungjillore, si denominacion tashmë ekzistues.

Ndërsa në shkurt të vitit 2017, shoqata (së bashku me anëtarët e saj) vazhdon zyrtarisht të funksionojë si Kisha Ungjillore – Ohër, me ç’rast si pastori i saj i parë emërohet Darko Novak, i cili mbetet pastor deri në pensionimin e tij, në vitin 2024. Atëherë, këtë funksion e merr Anita Dimitrievska.