Struga është qytet dhe destinacion i njohur turistik në rajonin jugperëndimor të Maqedonisë, në brigjet e liqenit të Ohrit. Lumi Drini i Zi, që buron pranë Shën Naumit, pasi përshkon tërë liqenin, del në Strugë dhe e ndan qytetin në dy pjesë.
Emri i qytetit Strugë rrjedh nga gjuha sllave e vjetër, dhe për kuptimin e tij ekzistojnë tri teori, të gjitha të mbështetura nga banorët vendas të rajonit të Strugës.
Emri antik i qytetit është Enshalon, një fjalë antike për ngjalën. Në kohën antike, Struga ndodhej në rrugën Via Egnatia, e cila lidhte Perandorinë Romake Lindore me atë Perëndimore.
Në kohën bizantine, Struga njihej si “Qyteti i 100 urave”.
Qyteti i Strugës quhet gjithashtu “Qyteti i Poezisë” ose “Qyteti Botëror i Poezisë”, i njohur për festivalin e vet ndërkombëtar të poezisë — Mbrëmjet Strugane të Poezisë, që mbahet çdo vit në nder të Konstantin Milladinovit, autorit të poezisë së njohur “Mall për jugun”.
Himni maqedonas “Sot mbi Maqedoni po lind”, shkruar nga poeti strugan
Vllado Maleski, u këndua për herë të parë në Strugë.
Struga është shtëpi e disa bashkësive etnike, përfshirë: maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, romë e të tjerë.