Rreth kësaj kishe
Përgjegjëse për qendrën “AGAPE” është Hana Çung. Qendra nisi punën në vitin 2018 dhe ekziston me qëllim që t’i ndihmojë të rinjtë — dhe të gjithë të tjerët — të përparojnë në dije dhe në aspektin shpirtëror, si dhe të fitojnë aftësi të ndryshme. Prandaj qendra ofron veprimtari të ndryshme si: orë falas gjuhësh, orë kitare, gatim, veprimtari të ndryshme sportive (ping-pong, lojëra e të tjera), ndërtimin e vlerave shpirtërore dhe morale, kampe verore për fëmijë e adoleshentë, veprimtari humanitare e të tjera.
Në qendër vijnë shpesh si mysafirë edhe ekipe nga Koreja e Jugut, si dhe nga vende të tjera, me qëllim që të ndajnë dëshmitë e tyre dhe të jenë bekim për këtë bashkësi.