Kishat lokale Shkupi dhe rajoni veriperëndimor

K.U. Ndërkombëtare

Shkup

Shërbesat

Shërbesa
e diel në orën 17:00

Adresa

ICS mblidhet në ambientet e Kishës Ungjillore – Shkup, rr. F. Ruzvelt nr. 16
Objekti i Kishës Ndërkombëtare në Shkup

Rreth kësaj kishe

ICS e nisi veprimtarinë e vet në tetor të vitit 2006. Pastori i parë i kishës ishte Dejvid Aderholt (SHBA), ndërsa pas tij në rolin pastoral shërbyen Brajan Riçards (SHBA) dhe Martin Hosking (Mbretëria e Bashkuar). Aktualisht pastor është Marino Mojtiq. Roli kryesor i ICS-së është t’u shërbejë të huajve që punojnë në Maqedoni për një periudhë më të shkurtër a më të gjatë, si dhe atyre që janë këtu për shkak të martesës me shtetas maqedonas.

Rreth pastorit

Pastor i Kishës Ndërkombëtare – Shkup është Marino Mojtiq nga Kroacia. Pas përfundimit të studimeve teologjike, në vitin 1998 erdhi në Maqedoni, ku shërbeu në Kishën Ungjillore – Shkup dhe në zyrën kombëtare me kryetarin e mëparshëm, Mirço Andreev. Ndërkohë përfundoi edhe studimet e masterit në fushën e Dhiatës së Vjetër dhe shërbeu në disa shkolla teologjike të rajonit. Tetë vjet shërbeu në organizatën joqeveritare “Liga Biblike” së bashku me drejtorin Stojan Petrovski. Në vitin 2021 u thirr të shërbejë si pastor i Kishës Ndërkombëtare. Marino është i martuar me Vesnën dhe kanë dy vajza, Kristinën dhe Ivën.