Rreth kësaj kishe
Kisha Ungjillore – Tetovë e nisi zyrtarisht shërbesën e saj në nëntor të vitit 2012. Jordan dhe Vesna Stoillovi shkuan në vitin 2009 si misionarë në Tetovë me qëllim që ta ndanin ungjillin mes shqiptarëve myslimanë. Meqenëse Tetova ka qenë në të kaluarën vend konflikti, plagësh dhe mosfaljeje mes dy grupeve më të mëdha etnike, maqedonasve dhe shqiptarëve, ata kishin në zemër të hapnin një kishë, të cilën do ta quanin “Ura”. Qëllimi i “Urës” është të krijohet një vend i këndshëm për të gjithë njerëzit nga çdo mjedis etnik e fetar, ku të mund të vijnë dhe të jenë të pranuar, një vend ku të gjithë së bashku të mund të ndërtojnë marrëdhënie më të mira ndëretnike dhe ndërfetare mbi bazën e ungjillit, faljes dhe besimit në Jezu Krishtin. Kisha vepron përmes mësimdhënies së krishterë, veprimtarive humanitare dhe ngjarjeve shoqërore.