Fillimet e hershme të Kishës Ungjillore – Vollkovë datojnë që nga vitet nëntëdhjetë. Në atë periudhë shërbesën pastorale mbi këtë grup besimtarësh e kryente Risto Petrovski. Pas largimit të tij, për tufën u kujdes Aleksandar Tollmaçev. Në vitin 2012, pastori Sokrat Apostolovski dhe bashkëshortja e tij, Lena, e morën përsipër kishën dhe vazhduan t’u shërbejnë besimtarëve dhe njerëzve në atë pjesë të qytetit.
Në atë kohë kisha i mbante shërbesat e veta në një magazinë të vogël. Si rezultat i mëshirës së Perëndisë dhe i bujarisë së shumë vetave, që nga viti 2018 K.U. – Vollkovë ka objektin e vet kishtar. Me ndihmën e Sokratit dhe Lenës, në kishë janë zhvilluar këto veprimtari: shërbesa të rregullta, studime biblike, orë lutjeje, kampe për fëmijë e të tjera.
Pastor i kishës në Vollkovë është Sokrat Apostolovski. Në vitin 1984 ai u martua me Lenën. Pasi besuan te Zoti Jezus, ata filluan të shërbejnë aktivisht në kishë dhe në veprimtaritë e lidhura me të, që nga viti i largët 1996. Në vitin 1999, së bashku me vëllezër të tjerë, ai u bë një nga themeluesit e organizatës së krishterë “Royal Rangers” dhe gjatë katër viteve të para nga themelimi shërbeu si komandant kombëtar i organizatës.
Gjithashtu, së bashku me pastorin Jonatan Vlaisavleviq, themeluan kishën “Elim–Shkup”. Mes viteve 2004 dhe 2006 shërbeu si drejtor në qendrën për të varurit “Sfidë për të rinjtë”. Njëkohësisht Sokrati dhe Lena shërbyen në shumë shërbesa për fëmijë dhe si misionarë mes popullit rom.
Në vitin 2012 ata u thirrën ta merrnin përsipër kishën në Vollkovë dhe u përkushtuan tërësisht, duke e ndihmuar kishën të përparojë e të rritet. Sot kisha tashmë ka shërbesa të rregullta, takime lutjeje, orë për fëmijë, mbledhje për gra dhe veprimtari të tjera.