Kishat lokale Shkupi dhe rajoni veriperëndimor

K.U. Kumanovë

Kumanovë

Shërbesat

Shërbesa
e diel në orën 11:00
Mësime biblike dhe lutje
e mërkurë 19:00
Shërbesë ndërkombëtare në gjuhën angleze
e martë në orën 19:00

Adresa

Lagjja “Gladno Pole” p.n.
Kumanovë

Kontakt

Objekti i kishës K.U. Kumanovë

Rreth kësaj kishe

Rastet e para të besimtarëve ungjillorë në Kumanovë shfaqen diku nga viti 1992. Në fillim të vitit 1994, me zhvendosjen e pastorit të parë, Stojan Petrovski, së bashku me familjen e tij nga Shkupi në Kumanovë, nisin shërbesat zyrtare të Kishës Ungjillore – Kumanovë. Në fillim kisha mblidhej në shtëpinë e pastorit Stojan Petrovski, ndërsa më vonë ndryshoi disa ambiente, lokale me qira për shërbesa, në disa vende nëpër Kumanovë. Në vitin 2004, pas kthimit të pastorit Stojan Petrovski në Shkup, pastor i kishës u bë Sasho Georgievski. Që nga viti 2010, Kisha Ungjillore – Kumanovë ka objektin e vet të ri kishtar, në të cilin këto vitet e fundit i mban shërbesat dhe veprimtaritë e tjera kishtare.

Rreth pastorit

Pastor i Kishës Ungjillore – Kumanovë është Sasho Georgievski. Sashoja ka lindur në Kumanovë në vitin 1973. Është i martuar me Renatën dhe kanë dy vajza, Naomin dhe Teofaninë. U bë besimtar i kthyer e i rilindur në vitin 1994. Ka përfunduar Fakultetin e Komunikacionit në Manastir, si dhe Fakultetin Teologjik në Osijek të Kroacisë. Më pas mbaroi masterin dhe doktoratën në Fakultetin Filozofik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Që nga viti 2004 është pastor i Kishës Ungjillore – Kumanovë, ndërsa që nga viti 2016 është drejtor i Institutit Teologjik Ungjillor – Kumanovë (ETIK), i cili aktualisht funksionon si fakultet teologjik për përgatitjen e kuadrove të reja teologjike. Ka botuar disa libra: “Drejt Perëndisë së Trinjëzuar”, “Dëshmia e Barnabës”, “Historia e Jobit”, “Ngjashmëri dhe dallime gnoseologjike në mësimet e Gregor Palamës dhe Martin Luterit”, “Filozofia e fesë – Njeriu si qenie fetare (perspektivë filozofike-e krishterë)”, “Historia e kishës”, ndërsa së shpejti pritet të dalë nga shtypi libri “Doktrinat themelore të krishtera”.