Kishat lokale Shkupi dhe rajoni veriperëndimor

K.U. Saraj

Saraj

Shërbesat

Kisha mban shërbesa të rregullta, takime lutjeje dhe orë për fëmijë, por për shkak se nuk ka ambiente të vetat, këto nuk janë të caktuara në një ditë dhe orë të përhershme; ato ndryshojnë nga java në javë, më së shpeshti gjatë fundjavës.

Adresa

Kisha nuk ka vendndodhje të përhershme.

Kontakt

Bashkësia e K.U. Saraj në një takim

Rreth pastorit

Sokrat Apostolovski

Pastor i kishës në Saraj është Sokrat Apostolovski. Në vitin 1984 ai u martua me Lenën. Pasi besuan te Zoti Jezus, ata filluan të shërbejnë aktivisht në kishë dhe u përfshinë në veprimtaritë e saj, që nga viti i largët 1966. Në vitin 1999, së bashku me vëllezër të tjerë, ai u bë një nga themeluesit e organizatës së krishterë “Royal Rangers” dhe gjatë katër viteve të para nga themelimi shërbeu si komandant kombëtar i organizatës.

Një nga qëllimet e veprimtarisë së tyre misionare është të krijohet një kontekst ku romët të mblidhen, të inkurajohen dhe të ndërtohen për veprën e ungjillit. Prandaj, në vitin 2009 nisën Konferencën e Udhëheqjes Rome në bashkëpunim me vëllezër e motra nga Bullgaria dhe Serbia. Së bashku krijuan një lëvizje që është nga romët dhe për romët. Shumë nga pjesëmarrësit tani shërbejnë aktivisht si pastorë, udhëheqës adhurimi, të përfshirë në punën me fëmijë e të tjera.

Historia jonë

Në vitin 2003 themeluam një kishë mes romëve në Saraj. Që nga viti 2008 kjo bashkësi u bë anëtare me të drejta të plota e Kishës Ungjillore në Maqedoni. Grupet tona të synuara përfshijnë banorë të margjinalizuar me prejardhje myslimane, të cilët nuk kanë pasur kurrë më parë kontakt me ungjillin. K.U. – Saraj përdor metoda shumë imagjinative e pioniere të ungjillit të plotë për t’i transformuar jetët e tyre fizikisht, mendërisht, shpirtërisht dhe shoqërisht.